Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta sot, koreografi, piktori dhe udhëheqësi shumëvjeçarë i Shkollës së Vallëzimit “Shota” në Zyrih, Agron Bajrami.  Agron Bajrami është lindur në Prishtinë, në vitin 1964.  Prej shumë vitesh ka jetuar në Prishtinë, ku ka qenë anëtar i ansamblit “Shota”.  

Bajrami, prej 25 vitesh ka udhëhequr shoqatën “Shota” duke organizuar prezantime edhe në skenat e enjohura ndërkombëtare.

Shoqata “Shota” ka qenë gjithmonë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë vende të Europës.