Për 15 javë me radhë, të gjithë konkurrentët e Dance With Me janë pritur në prapaskena nga familjarë, të afërm, miq e kolegë. Për fitoren dhe kupën e ҫifteve, nga java në javë gëzonin në backstage edhe të dashurit. Pas Albanit ishte gjithmonë Beatrix, pas Borës, Vini (bashkëshorti), pas Vicky-t e dashura e kështu me radhë edhe për të tjerët.

Për Renaton, akoma nuk është zbuluar kush gëzon gjithmonë në prapaskena, por aktorja dhe këngëtarja Laura Nezha është shoqëruar në shumë javë të DWM nga e motra, Fladjona Nezha.

Mjekja estetiste, jo vetëm që i ka shijuar njëlloj si Laura performancat e ҫdo të hëne, por e ka uruar shpesh edhe nga profili i saj në Instagram.

Edhe në mbrëmjen finale të Dance With Me, motra e Laurës ka gëzuar bashkë me ҫiftin fitues dhe të gjithë konkurrentët e tjerë.

Edhe në profilin e saj në Instagram, Fladjona, pasi ka postuar një foto me ҫiftin fitues, shkruan: “E lumtur që talenti fitoi..... fitoi e multitalentuara ime, sepse artist lind, nuk bëhesh.....”

Laura dhe Renato kaluan javë me sfida dhe performanca të shkëlqyera. Siҫ i komentoi edhe Albi Nako, ata të dy kishin interpretuar shumë koreografi profesionistësh dhe me të gjitha ia kishin dalë mjaft mirë.