Një krem sysh për secilën prej jush

Sygjerim fantastik


Nga Anta Haxhiraj

Përshëndetje Class Girls,

Flitet shumë për një produkt të vogël kozmetike, që nuk zë shumë vend në cantën tuaj, por që shpesh kushton më shumë se cdo produkt tjetër. Jam duke shkruar për kremin e konturit të syve, produktin magjik që mund të ndryshoj gjithë pamjen tuaj.

Zona rreth syve është më delikate se çdo pjesë tjetër e fytyrës. Gjëndrat yndyrore janë më të pakta, ndaj është me e prirur që të thahet e të tregojë rrudhat e para. Këto jane arsye të forta se përse duhet ta keni patjetër një krem sysh! Kur përmendim kremin e syve ka disa pyetje kryesore që na torturojnë në lidhje me të, të cilave do përpiqem t’u përgjigjem sot.

Kur duhet të fillojmë të përdorim një krem sysh?

Sa më shpejt, aq më mirë! Pasi kalojmë të 20 është e këshillueshme që të niset përdorimi i tij. Ne qeshim, qajmë, fërkojmë sytë dhe të gjitha këto veprime përshpejtojnë krijimin e rrudhave të para. Por mos harroni që ne kur të jeni mbi 25 vjec duhet patjetër të përdorni një krem sysh, pasi ndihmojmë lëkurën të qëndroj e hidratuar, ushyqer dhe parandalojmë rrudhat apo linjat fine qe mund të krijohen.

A ka një krem sysh specific për nevojat e mia?

Jo cdo krem sysh është njëlloj. Cfarë do të thotë kjo? Cdo krem ka përbërës aktiv të ndryshëm që vveprojnë në problematika të ndryshme. Ju e dini që unë përdor produkte kozmetike biologjike, sepse më pëlqen që efekti në lëkure të jetë i vërtetë, hidratues dhe ushqyes.

Kremi i syve antirrudhe  100% natyral i Biofficina Toscana. Eshte e vështirë të gjesh një krem sysh që të jetë lehtësisht i përthithshëm nga lëkura, por që të funksionojë sic duhet. Kremi i syve i Biofficina Toscana është i pasur ne vaj trëndafili të egër, fitoskualene, ekstrakte kalendule që kanë efekte qetësuese për sytë e lodhur, ushyqese, hidratuese dhe antirrudhë.

Serumi Antirrudhe dhe Ndricues i Domus Olea Toscana. Një koncentrat i vërtetë përbërësish aktiv. Nëse ju vuani nga rrathët e zinj, apo qeska poshtë syve, ky serum është për ty! Kafeina, esticina janeë përbërës që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut ndërkohë që kolagjeni vegjetal, apo vajrat si ulliri, jojoba, kajsitë kanë fuqi ushqyese dhe hidratuese. E vecanta e këtij serumi është dhe aplikatori në formë globi. Është i ftohtë ndaj ju jep një kënaqësi të vecantë kur aplikohet.

Serumi Intensiv Antirrudhë i Domus Olea Toscana. Një serum që ka konsistencën e një kremi, i pasur në antioksidantë, vitaminë A, C, E, kafeinë, kolagjen dhe shumë përbërës të tjerë aktivë e bëjnë këtë serum të përshtatshëm për mosha pak mature. Është perfekt për t’u vendosur jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe në cdo zonë kritike të fytyrës: konturin e buzëve, qafë, dekolte.

Të gjithë këta kremra sëbashku me shumë këshilla për kujdesin ndaj lëkurës mund t’i gjeni prane Cocoshop tek Libri Universitar, ose online tek www.cocomed.al

Po ju a përdorni një krem sysh?

Përqafime Anta