Ok, të kuptohemi! Nuk është fjala për pompat. Natyrisht, mund të ketë pasur raste që i ka bërë edhe ato në dasma, ashtu sin ë çdo skenë ku ka performuar, madje edhe në orët e para të mëngjesit, por nuk është ky rasti. Atë që e bën me shumë dashuri, pasion e me gjithë zërin e shpirtit, Aurela Gaçe e bëri edhe mbrëmë, në dasmën e Gaz Pajës.

Ju, me siguri, e kujtoni dasmën e Turit dhe të Orindës, dy vjet më parë, ndërsa Aurela, me gjithë kolegët që ia mbanin mirë zërin e dytë, u ul këmbëkryq për të kënduar Hajredin Pashën. Nuk ksihte lidhje me origjinën e nuses apo dhëndrit, por kënga bën për vete të madh e të vogël, sidomos pas interpretimit të jashtëzakonshëm të Aurelës.

Ndërsa mbrëmë, veç arsyeve të mësipërme, ishte edhe një tjetër më e fortë. Nusja e Gazit, Ira, është me origjinë nga Dibra, ndaj Aurela s’mund të rrinte pa ia bërë qejfin nuses (jo se nuk do ta këndonte në kushte të tjera).

Pasi ka postuar një video nga ky moment, kur këngëtarja është ulur këmbëkryq me dasmorët, Aurela ka zbuluar edhe një detaj që nuk e kemi ditur për partneren e Gazit, origjinën e saj.

Atmosfera e krijuar gjatë këngës mund të merret me mend. Të gjithë të ftuarit këndojnë njëzëri me Aurelën një prej këngëve që, pavarësisht rastit dhe festës, mbetet një gur i çmuar i muzikës shqiptare.