Dasma e tyre ishte në fokusin e mediave fundjavën që kaloi. Gaz Paja dhe Ira Seferi i dhanë fund beqarisë më datë 1 qershor në një ceremoni tejet të madhe fillimisht në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku u celebruan dhe më pas në hotel Plaza, atje ku u zhvillua edhe dasma e madhe. Që prej asaj dite çifti nuk janë shfaqur në publik, por kanë vazhduar të publikojnë vetëm foto të dasmës. Nuk kanë faj…ishte ngjarje e rëndësishme në jetën e një çifti.

Si rregull, pas dasmës çifti niset për në muajin e mjaltit. Mirëpo, Gazi dhe Ira me siguri kanë planifikuar diçka të veçantë për 3 muajt e verës. Gjithsesi, ata janë shfaqur për herë të parë pas dasmës në 3-vjetorin e Padam. Të buzëqeshur, si një çift i sapomartuar, Gazi dhe Ira duken shumë bukur pas martesës…