Mesut Ozil dhe Amine Gulse kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmjen e sotme. Në hotelin “Four Seasons”, në Stamboll, janë mbledhur të gjithë miqtë e çiftit, të afërm e kolegë, artistë e sportisë. Edhe pse dasma e futbollistit të Arsenalit dhe aktores turke u vendos me qëllim sot, sipas mediave turke, vetë Ozil nuk ka dhënë asnjë koment për këtë.

Meqenëse sot, Kombëtarja Gjermane, nga e cila Ozil është përjashtuar disa muaj më parë, është bërë gati për ndeshjen e nesërme me Bjellorusinë, shumë prej ish-kolegëve të lojtarit e kishin të pamundur të ishin pjesë e gëzimit të tij, por, me sa duket, qëllimi i tij, ky paskësh qenë.

Megjithatë, e gjithë dita sot kishte në qendër çiftin e sapomartuar dhe mediat turke kanë ndarë momente nga festa e cila ka nisur pranë Bosforit prej disa orësh.

Amine Gulse, me fustanin e bardhë, ka shkëlqyer në ditën më të bukur të jetës. Shikoni disa prej momenteve më të bukura të çiftit në këto foto e video. Erdogan, i ftuari kryesor i dasmës, ka celebruar çiftin bashkë me bashkëshorten e tij.