Aktorja e njohur Amine GulÅ?e, e cila lidhi në martesë dashurinë e saj disavjeçare me futbollistin e Arsenalit Mesut Ozil, në një status të veçantë në Instagram, ka falënderuar të gjithë fansat për urimet e tyre virtuale: "Jemi shumë të lumtur dhe ju falënderojmë për të gjitha mesazhet që na keni dërguar."

Bashkë me dy fotot e para pas dasmës dhe mesazhet falënderuese, aktorja e njohur ka ndërruar menjëherë pas martesës edhe mbiemrin në profilin e saj. Tashmë, ajo është Amine Ozil.

Duke falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që nuk i lanë vetëm në ditën më të bukur të jetës, Amine shton se i falënderon të gjithë ata që kanë ndarë edhe në rrjet momente nga dita e tyre më e bukur.

Falë jush, dita më e rëndësishme e jetës sonë, ishte edhe më e bukur. Ju jemi mirënjohës për shumë kujtime që kemi nga dasma jonë dhe për të gjithë ju që u bëtë pjesë e këtij gëzimi. Para së gjithash, ne duam të shprehim mirënjohjen tonë për familjet dhe miqtë tanë, të cilët nuk na lanë vetëm në këtë ditë të veçantë. Falënderojmë të gjitha grupet që organizuan këtë ditë të mrekullueshme në mënyrë të përsosur dhe sigurisht do të falënderojmë ata që na kanë dërguar mijëra mesazhe urimi”,- shkruan ndër të tjera Amine GulÅ?e.