Është një dashuri përrallash ajo mes Fiorenzës dhe Elseidit. Nga dashuria e tyre e madhe ka lindur një djalë, emri i të cilit është Elis (jo shumë larg nga ai i babait). Vogëlushi 3-vjeçar do të bëjë atë që jo shumë fëmijë e kanë fatin ta bëjnë: të çojë unazat në altar, në ceremoninë e martesës së prindërve të tij. Pra, Elisi fruti i dashurisë së Fiorenzës dhe Elseidit, do të jetë dëshmitar në dasmën e prindërve të tij.

Ylli i futbollit shqiptar që luan për Napolin; një ndër më të kërkuarit e klubeve më të njohura të Evropës, ka vendosur të kurorëzojë zyrtarisht martesën në vendlindjen e tij në Shkodër. Nusja do të jetë patjetër një nga ato princesha që do t'i çuditë të gjithë me elegancën e saj. Një hijeshi natyrale dhe një fizik elegant që të lë mbresa. Me një portret ujë dhe sapun dhe fizik perfekt, Miss-i me kurorën e më të bukurës shqiptare do të shkojë në altar pas pak ditësh.

Dasma madhështore do të ketë 500 të ftuar që do të këndojnë dhe vallëzojnë Kuq e Zi, jo në stadium, por në një nga martesat më të mëdha dhe më të bukura që janë organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Kjo është dasma mister që i bëri të gjithë kureshtarë kur Alketa Vejsiu në Instagram-n e saj pyeti: Kush mendoni se do të jetë martesa VIP e këtij viti?

U aluduan shumë emra, por shumë pak lakuan emrin e tij. Elseid Hysaj (që përflitet se do të jetë blerja ambicioze e Interit apo Chelsea), një djalë me këmbë të artë, ashtu siç do ta ketë edhe martesën, në tokën që e lindi dhe e bekoi: në Shqipëri. Në dasmën e tij, do të këndohet edhe për Napolin që e ka nderuar në këto vite, do të ketë edhe miq të Italisë, megjithatë dasma do të jetë 100 për qind shqiptare.

Mirëpo nusja, Miss Shqipëria 2013, çfarë zgjedhje fustanesh ka bërë për ditën e madhe? Fiorenza ka zgjedhur 4 fustane, një nga Class by Alketa Vejsiu dhe 3 'custom made' nga Valdrin Sahiri.  

Napoli Magazine ka zbuluar sot organizatorët e eventit Class AV Events, që është kompania lider në Shqipëri për martesat dhe eventet e kësaj natyre. Do të jetë një dasmë mediatike në të dyja anët e detit, me shumë interes edhe në mediat italiane. Është mbajtur sekret, por po e zbulojmë ekskluzivisht! Dasma e vitit dhe e gjithë këtyre viteve i takon Fiorenzës dhe Elseid Hysajt.

Karriera e yllit të fubollit shqiptar

Shkodra ka lindur shumë talente në fusha të ndryshme të artit, por edhe të futbollit. Edhe Elseid Hysaj ka lindur në Shkodër në vitin 1994. 25-vjeçari, një talent me T të madhe, luan aktualisht me skuadrën italiane të Napolit në Serinë A dhe me Kombëtaren Shqiptare. Që në moshën 14-vjeçare, Elseidi u vlerësua nga agjenti i futbollit Marco Piccioli. Babai i tij, Gëzimi, ka luajtur rol të madh në realizimin e ëndrrës së Elseidit, për t’u bërë futbollist. Duke qenë emigrant në Itali, ai punoi në shtëpinë e Piccioli-t dhe aty i tregoi edhe për talentin e të birit. Në moshën 14-vjeçare, Piccioli e vlerësoi, por ai mori pjesë edhe në gjykimet e shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën përpara se të transferohej përfundimisht tek akademia e Empolit. Hysaj bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011, në ndeshjen e Kupës së Italisë me Fiorentinën.

Ndërsa debutimin për Shqipërinë ai e ka bërë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë, më 6 shkurt 2013, në moshën 18-vjeçare, duke u bërë kështu lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbanit dhe Iljaz Çeços.

Hysaj ka arritur një tjetër rekord në Kombëtaren Shqiptare duke u bërë kapiteni me moshën më të re që prej vitit 1946, kur Shqipëria ka nisur të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. Në miqësoren me Katarin, pas largimit të Lorik Canës, shiritin e kapitenit e mori mbrojtësi shkodran. Vetëm 22 vjeç në atë kohë dhe arriti të bëhet kapiteni i kuqezinjve.

Shumë shpejt, emrin e tij do ta dëgjojmë me siguri tek Chelsea ose Interi!