Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj dhe partnerja e tij, Fiorenza, kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në Kalanë e Shkodrës, më 22 qershor. Një dasmë përrallore, e organizuar dhe e kuruar me detaje nga Class Events. Një magji e vërtetë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

Elseidi zgjodhi jo pa qëllim Kalanë e Rozafatit për të celebruar ditën më të rëndësishme të jetës së tij. Kjo kala me shumë histori është kalaja e vendlindjes së tij, Shkodrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

E gjithë kalaja u shndërrua në një parajsë të mbuluar nga lulet e bardha. Në hyrje të kalasë nuk kishin si të mos binin në sy kompozimet unike që mbulonin çdo cep. Lulet e përdorura ishin ‘peonie mozzarella’, trëndafila dhe orkide të bardha. Në mes të gjelbërimit të kalasë, ai që bënte kontrastin ishte altari pasqyrë i dekoruar me lule të bardha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

Mijëra drita shërbyen si tavan që reflektonin në tavolinat pasqyrë dhe dukeshin si yje që mbulonin qiellin. Kompozimet dhe qirinjtë e bardhë u përdorën për të dekoruar tavolinat e mëdha në formë drejtkëndëshi. Karriget, sotopjatat dhe çdo gjë tjetër ishte transparente për të krijuar ndjenjën e pastërtisë dhe bardhësisë që karakterizon çdo dasmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on

Në një prej mureve të kalasë u krijua një photoboth, ku shkruhej me neon të kuq "It was always you". E fundit dhe më e rëndësishmja, nusja, e cila dukej një princeshë e vertetë atë ditë. Fiorenza zgjodhi një fustan stil princeshe, i punuar me dorë në atelienë e Class by Alketa Vejsiu.

Në këtë ceremoni madhështore, që është ëndrra e çdo çifti, Fiorenza dhe Elseidi i thanë "Po" njëri-tjetrit përgjithmonë. Përralla e tyre është memorizuar nga këto foto të mrekullueshme të realizuara nga fotografja e Class Photography, Orsola Mema.