Çdo fëmijë dëshiron ta kalojë ditëlindjen e tij me njerëzit e dashur dhe miqtë, por edhe me personazhet e preferuar vizatimorë. Një prej filmave vizatimorë më të preferuar nga fëmijët është padyshim “Frozen”. Personazhet kryesorë Elsa, Ana dhe Olafi prej bore janë miqtë e dashur të fëmijëve të vegjël që duan t`i kenë të pranishëm kudo, sidomos në një ditë të veçantë siç është ditëlindja.

Edhe ditëlindja e radhës e realizuar nga Class ka pasur si temë filmin e famshëm “Frozen”. Skuadra e Class Events arriti të sjellë personazhet e njohur vizatimorë dhe atmosferën e “Frozen” pranë fëmijëve për të kaluar një ditëlindje të paharruar mes magjisë së borës.

Në të gjithë ambientin mbizotëronte ngjyra e bardhë për të krijuar idenë se ishte mbuluar nga akulli dhe bora. Tavani u mbush me shumë tullumbace të bardha që qëndronin në ajër dhe flokë bore prej pambuku. Një pemë e bardhë nga e cila vareshin drita, që krijonin idenë e akullit, i jepte edhe më shumë magji festës.

Në qendër të ambientit ishte vendosur një tavolinë e madhe në formë katrore, rreth së cilës u vendosën jastëqe të bardhë dhe bojëqielli, ku mund të uleshin fëmijët. Tavolina u mbush me lule të bardha e tullumbace bojëqielli që kombinoheshin me ngjyrat e ambientit. Rreth tyre kishte nga një kapele blu me shkrimin “Happy Birthday” për djemtë dhe nga një kurorë ngjyrë argjendi për vajzat e ftuara.

Këndi i ëmbëlsirave ishte një magji më vete! Ëmbëlsirat u vendosën në një tavolinë transparente, e rrethuar nga “bora”. Torta ishte me personazhin e dashur të Elsës, ndërsa ngjyrat e ëmbëlsirave u përzgjodhën për t`u përshtatur me atmosferën. Tek ëmbëlsirat kishte pafund detaje nga “Frozen”; flokë bore, kreshta akulli dhe sigurisht, Olafi.

Një vend i mbuluar nga bora dhe magjia e dimrit!

Fotot: Orsola Mema, Class Photography