Përveç se është e pasur me vitamina B6, K dhe A, lakra jeshile është një mënyrë shumë e mirë për të nisur ditën, sepse ka efekt të jashtëzakonshëm detox-i, por sidomos ndihmon mëlçinë për t’u pastruar nga helmet.

Është shumë e rëndësishme që ta përdorësh lakrën të kombinuar me receta të tjera për smoothie, sepse edhe kështu ajo i ruan vlerat ushqyese.

Mund të zgjedhësh edhe një tufë të madhe për ta mbajtur në frigorifer për disa ditë.

Provo një smothie me disa gjethe lakër jeshile, kastravec, dardhë, avokado, xhenxhefil. Voila!