Meqë sot është e diel si thoni për disa panine me qofte hamburgeri? Receta e mëposhtme për qoftet, sipas Erida Kabashit.

Përbërësit që ju duhen:

1 kg mish i grirë viçi

2 vezë

4-5 luge gjelle bukë e grirë (galetë)

1-2 lugë gjelle miell

Erëza sipas dëshirës

Kripë

Mënyra e përgatitijes:

Shtojmë te mishi të gjithë përbërësit një nga një: erëzat, kripën (pak më pak se një lugë gjelle), bukën e grirë dhe miellin. Përgatisim brumin me duar. Nëse doni mund të shtoni edhe erëza të tjera të njoma si majdanoz, nenexhik etj.

Pasi brumi i qofteve është gati, e lëmë të pushojë për 30-40 minuta në mënyrë që të marrë tamam aromat e erëzave.

Pas 40 minutash fillojmë dhe përgatisim formën sipas dëshirës, i lyejmë me pak miell dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Pasi skuqen, thithim pak vajin me pecetë dhe i kemi gati.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)