Izraeli njihet nga të gjithë si toka e shenjtë që fton në vit me mijëra turistë nga e gjithë bota. Nuk është destinacion hyjnor vetëm për turistët, por është një vend magjik që ofron gjithçka Zoti ka dashur t’i japë tokës me shumë bujari.

Këtë vit, Tel Avivi dhe Izraeli janë në fokus të të gjitha mediave ndërkombëtare dhe turistëve, natyrisht. Me dritëhijet dhe ekstravagancat e tij, me ngjyrën e bardhë mistike dhe engjëllore njëkohësisht, ky vend është bekuar për të qenë përjetësisht toka e parajsës.

Tel Avivi, qyteti i bardhë, është i dyti për nga madhësia pas Jeruzalemit. Ai pret çdo vit më shumë se 2.5 milionë turistë. Është një qytet gjithmonë në ndryshim, modern, rinor dhe numëron më shumë se 100 vite jetë.

Gjithçka ka falur natyra në këtë vend; det, ndërtesa gjigante, plazhe të bardhë, klimë të butë e çdo të mirë tjetër që Zoti e ka falur me bujari.

Nëse po kërkoni një destinacion në çdo stinë të vitit, vendi është pikërisht Tel Avivi.

Tel Avivi njihet ndryshe edhe si kodra e pranverës për hebrenjtë, është një nga qytetet më të vizituara në botë sa i përket turizmit.

Thuhet se nëse rri dy ditë Në Tel Aviv është bukur, por nëse rri një javë, ke bërë një zbulim.

Në turet klasike në zbulim të Tokës së Shenjtë, Tel Avivi vizitohet me një ose dy ditë qëndrim. Ndërsa për ata që duan ta shijojnë më shumë, mund të qëndrojnë edhe më gjatë në hotelet e bregdetit dhe ta jetojë qytetin 360 gradë.

Sa u përket çmimeve, Tel Avivi nuk është një qytet ekonomik, sepse një paketë turistike kushton rreth 800 euro.

Jeta e natës në Tel Aviv është plot gjallëri, me ritëm dhe dinamikë. Të rinjtë mbushin rrugët, vendës dhe të huaj. Jo më kot, Tel Avivi ndjell këdo drejt vetes. Qyteti i bardhë është qyteti i parajsës…