Nëpër botë ka pafud plazhe të bukur, mbresëlënës dhe shumë fotozhenikë, por me siguri ju ka rënë rasti të shihni foto me plazhe jo të zakontë, me ngjyra ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim. I tillë ëshë edhe liqeni “Cactus Beach”, në "Watermelon Avenue”, në Australinë e Jugut.

Ky plazh ndahet në dy pjesë nga një rrugë, pjesa ngjyrë rozë dhe ajo ngjyrë jeshile. Për këtë arsye quhet Watermelon (shalqi). Ndryshimi i sasisë së kripës dhe algave e bëjnë këtë plazh të duket ngjyrë rozë dhe jeshile e thellë.

Fatkeqësisht kjo pamje nuk është e dukshme gjatë gjithë vitit, duke qenë se ndonjëherë ngjyra e liqenit zbehet për shkak të faktorëve sezonalë. Kjo bën që ngjyra të mos jetë gjithmonë kaq e qartë dhe e bukur gjatë gjithë kohës. Nuk është e lehtë ta shohësh atë bukuri për të cilën shumë njerëz shkojnë për të vizituar nga e gjithë bota.