Deutsche Telekom arrin të ruajë vendin e parë si kompania më me vlerë e telekomunikacionit në Europë, pasuar nga Orange dhe Vodafone. Sipas renditjes së “Brand Finance Global 500”, kompania ka arritur nivelin më të lartë të vlerës së markës në historinë e saj si kompani, në shifrën prej 40.2 miliardë dollarë amerikanë. Kjo është një rritje prej 10 përqind nga vlerësimi i vitit të kaluar. Që nga rihyrja në treg në vitin 2008, marka Telekom ka parë një rritje të vazhdueshme në vlerë, me një shifër impresionuese prej 352 përqind.

Çdo vit, Brand Finance përcakton markat më me vlerë në botë. Sipas kompanisë angleze të konsulencës, renditja në krye e Deutsche Telekom reflekton qëndrueshmërinë e strategjisë së kësaj marke. Gjithashtu, kjo kompani telekomunikacioni vazhdoi me sukses zhvillimin pozitiv të biznesit vitin e kaluar, ndërkohë që ka bërë investime afatgjata për cilësinë e rrjetit, novacionin dhe shërbimin e klientit, të gjithë këta elementë që kanë krijuar bazat për rritjen në vlerën e kësaj marke. 

Gjithashtu, Telekom ka krijuar me sukses reputacionin si një ofrues i besueshëm i shërbimeve të telekomunikacionit në Gjermani duke shtrirë biznesin e tij në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Deutsche Telekom është gjithashtu marka më me vlerë gjermane në botë pas Mercedes-Benz dhe BMW, pasuar nga Volkswagen dhe Siemens. Ndërkohë, gjiganti Google është marka më me vlerë në mbarë botën, pasuar nga Apple dhe Amazon.