Kështu thotë shkenca - gjithçka ndryshon në moshën 33-vjeçare. Ledion Liço, vetëm disa ditë më parë festoi në një festë të madhe ditëlindjen e tij të radhës, por ky përvjetor i tij nuk është si të tjerët. Hashtagu #33 ka një simbolikë biblike, prapa së cilës, secili prej nesh kujton menjëherë moshën e Krishtit. Por nuk është vetëm kjo arsyeja që 33 është një numër i rrallë që, ashtu si Ledioni, të gjithë ata që kanë të njëjtën moshë ose janë afër saj, duhet ta dinë. Në mënyrë që të gëzojnë sa të munden për dhuratën më të bukur që u ka bërë Zoti - të shijojnë çdo ditë të këtij viti dhe, natyrisht, edhe të tjerat që vijnë pas tij.  

Asnjë numër nuk ka simbolikë më të bukur sesa "33." Është një numër shumë i rëndësishëm nëse u referohemi të gjitha feve kryesore. Ekziston një Trini e shenjtë për të krishterët dhe një perëndeshë Triple për të parët. Numri 33 ishte i rëndësishëm për shoqëritë e fshehta dhe shpesh është fshehur edhe në veprat e rëndësishme letrare. Është një kod i vështirë për t'u zbuluar, prandaj është edhe i bukur.

- Fiset kelte besonin se gjithçka ndodh në tresh.

- 'Triskele' është një simbol i lashtë irlandez, mbi 5.000-vjeçar që ruan ekuilibrin mes trinisë. Në rastin e keltëve, kjo trini nënkuptonte gjendjen fizike, mendore dhe shpirtërore.

 - Vatikani ka 32 arkiva në çdo anë të oborrit me një obelisk gjigant në mes.

- Veladoni i Papës ka 32 butona dhe koka e tij përfaqëson 33-in.

- Flamuri i Kombeve të Bashkuara tregon globin të ndarë në 33 seksione të rrethuara nga degët e ullirit.

-  "Shkallët blu" të Masonerisë janë 33 dhe shkalla më e lartë është 'Freemasonry Rite'.

- Sistemi ynë matës e ka origjinën në Francën Masonike, në vitet 1790, e cila shpjegon pse 13 inç është e barabartë me saktësisht 33 metër.

- Harry S. Truman, një mason 33-vjeçar, u bë Presidenti 33-të i Shteteve të Bashkuara.

- Në vitin 1933, Adolf Hitleri u bë Kancelari i Gjermanisë.

- Walt Disney ishte një 33-vjeçar dhe ka një "Klub 33".

- Regjisori 33-vjeçar James Cameron mori pjesë në premierën e filmit "Titanic" në Teksas, i cili filloi të shfaqej pikërisht në orën 3:33 minuta.

- Tempulli i parë i Solomonit qëndroi 33 vjet përpara se të plaçkitej.

- Jezusi u kryqëzua nga qeveria romake dhe vdiq pas tri ditësh. Jezusi u kryqëzua në Golgotha, në moshën 33-vjeçare në vitin 33 A.D (anno Domini, në vitin e Krishtit).

- Aleksandri i Madh vdiq gjithashtu në moshën 33-vjeçare.

- Papa Gjon Pali i u vra pasi qëndroi në pushtet për vetëm 33 ditë.

- Në astrologji, Dielli zyrtarisht kalon në një shenjë të re të Zodiakut në shkallën e 33-të (një koncept i njohur shumë kohë përpara krishtërimit).

- Këmba e njeriut ka 33 nyja.

- Shtylla kurrizore e njeriut ka 33 rruaza.

- Numri i kthesave në një sekuencë të plotë të ADN-së njerëzore është e barabartë me 33.

- Në Numerologjinë Shpirtërore,"33 "simbolizon vetëdijen më të lartë shpirtërore të qenies njerëzore.

Mbreti David sundoi Izraelin për 33 vjet, në Jeruzalem.

- Jakobi kishte 33 djem dhe vajza.

- Dy trekëndësha të ndërthurur, kulmet e të cilave shfaqin drejtime të kundërta, formojnë heksagramin e yllit të Davidit (3 + 3 = 6)

- Të gjitha piramidat në botë janë në paralelin e 33-të. Përveç kësaj, tri qendrat më të njohura të veprimtarisë paranormale janë në Paralelen 33: Atlantis, Piramida e Madhe dhe Triangle, Bermuda.

- Presidenti i 33-të i SHBA-ve vuri në shenjestër dy qytete japoneze me bomba bërthamore.

- 33 Hz është frekuenca që shkencëtarët kanë zbuluar brenda Piramidave të Mëdha të Egjiptit. Është frekuenca e Krishtit.

Siç mund ta kuptoni, numrat luajnë një rol të madh në këtë lojë që quhet Jetë - gjithçka është si një matricë. Çdo gjë është energji. Çdo gjë përfaqëson një kod.

Deri në çastin që do të bëheni pjesë e një jete të dytë...