Këtë vit, një police japonese ka arrestuar një burrë i cili jetonte në katin e dytë të një shtëpie 6 muaj pa e ditur pronari i shtëpisë. 90-vjeçari nuk e ka kuptuar që dikush futej në shtëpinë e tij çdo natë, edhe pse ai nuk përpiqej shumë të fshihej. Ai madje linte edhe këpucët tek dera, si të ishte në shtëpinë e tij. Nusja e djalit të 90-vjeçarit e ka kuptuar që dikush tjetër jetonte në shtëpi. Sigurisht që këto gjëra ndodhin rrallë, por gjithsesi kur ju largoheni nga shtëpia gjatë pushimeve të verës, keni merakun se dikush mund t’ju futet në shtëpi dhe t’ju grabisë.

Bright Side na tregon disa mënyra se si ta kuptojmë nëse dikush është futur në shtëpinë tonë, gjatë kohës që nuk ndodhemi aty:

Vendosni një pe të hollë

Një nga mënyrat më të thjeshta për të kuptuar nëse dikush është futur në shtëpinë tuaj, është të vendosni një pe të hollë përpara derës. Tregoni kujdes që mos ta këpusni ju perin pasi do ta “shkatërroni” kurthin.

Një foto përpara se të largoheni

Teknologjia moderne mund ta nxjerrë zbuluar një vizitor misterioz. Për shembull nese dyshoni që ndonjë fqinj futet në oborrin tuaj dhe ju merr ndonjë pajisje që e lini jashtë shtëpisë, bëni një foto përpara se të largoheni dhe krahasojeni kur te ktheheni nga pushimet.

Regjistro

Në ditët e sotme shumica e njerëzve e kanë një telefon që nuk e përdorin më. Instaloni një program regjistrues dhe vendoseni pajisjen diku në mur, por të fshehur sigurisht. Sigurisht që kjo metodë funksion nëse ju largoheni për pak orë nga shtëpia, pasi bateria e telefonit do të shkarkohet dhe do të ndërpritet regjistrimi.

Bojë pa ngjyrë

Lyeni dorezën e derës me bojë pa ngjyrë përpara se të largoheni nga shtëpia dhe mos e prekni më atë. Nëse dikush vjen në shtëpi gjatë mungesës suaj, ai/ajo do të lërë shenjat e gishtërinjëve në dorezë.

Një gotë me ujë

Gjithçka çfarë duhet të bëni është të lini një gotë me ujë pas derës. Nëse dikush do të futet në shtëpi, gota do të derdhet dhe ju do ta kutoni këtë gjë. Mirëpo, edhe kjo metodë është për një periudhë kohe të shkurtër largimi nga shtëpia.