Po kërkoni për një pastrues shumë përdorimësh? Mjafton vetëm të tretni pak sodë buke në ujë dhe ja ku e keni! Përdoreni atë si spraj ose vetëm hidhni pak sodë buke në një copë ose sfungjer:
Për të pastruar bizhuteritë, aksesorët e argjendit ose metalit.
Për të dezinfektuar tualetin dhe pllakat e banjës.
Për të zhbllokuar tubat.
Për të hequr njollat në mobiliet e drurit.
Për të pastruar qelqet dhe gotat e kristalit, që të shndrisin.
Për të pastruar hekurat e skarës.
Për të hequr ndryshkun tek objektet metalike.
Për të zbardhur atletet sportive.
Për eliminimin e aromave të këqija
Soda e bukës është gjithashtu një aromatizuese e shkëlqyeshme. Përdoreni këtë pluhur për:
Të hequr erën e keqe tek këpucët.
Të hequr çfarëdolloj ere tek duart.
Për të hequr aromat tek frigoriferi dhe mikrovala.
Për të eliminuar erërat e këqija nga koshi i plehrave.
Për të hequr erën e urinës së maces ose qenit.
Për të hequr erën e keqe në dyshek.
Që të mos marrë erë të keqe valixhja.
Për të aromatizuar makinën.
Burimi: Gazeta Shëndeti