Ndonjëherë është e rrezikshme të porositni online, sidomos kur porositni në faqe ku s`keni blerë më parë. Nëse keni blerë online dhe nuk ju ka ndodhur të zhgënjeheni, atëherë jeni me fat! Rastet që do t`ju sjellim më poshtë do t`ju bëjnë të mendoni dy (ose më shumë) herë para se merrni guximin të blini online.

Dikush porositi një pjatë me foton e Harry-t dhe Meghan dhe i mbërriti kjo.

Kjo vajzë porositi një çantë shpine, por rezultoi të ishte më e përshtatshme për macen e saj.

Kur porosit një tapet, gjëja e fundit që të shkon në mendje është që do të jetë kaq minimalist.

E njëjta gjë me një pistoletë lodër.

Përveçse ky fustan nuk ngjan aspak me atë që reklamohet, i lë shumë pak vend imagjinatës.

Duhet ta pranojmë që kjo tortë nuk ngjan aspak me atë supozohej të ishte.

 

Një tjetër batanije minimaliste.

Po ky kolltuk si ju duket?

Batanijet si bisht sirene duken shumë bukur për të shkrepur një foto, por jo kjo shihni në foton e dytë.

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të porositni një pishinë online.

Ky kalendar me njëbrirësh ngjan më shumë si libër me skica për fëmijë.