Ndonjëherë edhe një gjë e vogël mund t’ju prishë humorin, veçanërisht nëse është e lidhur me pamjen e dikujt. Për shembull: nëse bluza juaj e preferuar është nxirë ose këpucët prej kamoshi duken si të vjetra, edhe pse sapo i keni blerë ne kemi disa truke për ju. Zgjidhja më e lehtë që të shkon ndërmend në raste të tilla është: Nuk do t’i vesh më. Mirëpo, kjo nuk është një zgjidhje ekonomike dhe ka kosto edhe financiare sepse detyrohesh të blesh rroba të reja. Amvisat dinë disa sekrete të thjeshta dhe të arritshme se si t’i riktheni në jetë rrobat e vjetra.

Pastrimi i pisllëkut nga këpucët kamoshi

Zgjidhja për këpucët e kamoshit është një tel enësh në pjesën e këpucëve ku mund të ketë njolla. Që larja të jetë uniform, mbase duhet ta aplikoni këtë gjë në të gjithë këpucën. Më pas me një sfungjer të zakonshëm do të ndihmoni në thithjen e ujit nëse këpuca vazhdon të jetë e lagur.

Prishja e zinxhirit

Kur përdorni një zinxhir për një kohë të gjatë, mund të fillojë të ngecë dhe çfarë çon më pas në prishje të zinxhirit. Për të parandaluar këtë gjë, ju mund të aplikoni manikyr pa ngjyrë.

Rikthimi i ngjyrave tek rrobat

Rrobat me ngjyrë mund të zbehen, pasi i lani shpesh në lavatriçe. Për ta bërë një rrobë të ruajë ngjyrën për një kohë të gjatë duhet të përdorni uthull të bardhë ose kripë. Uthulla do të jetë e mirë për pëlhura sintetike, ndërsa duke shtuar 2-3 lugë kripë në pluhur larës do të rivendosë ngjyrat e pëlhurave natyrore.

Sjellja e ngjyrës tek të brendshmet

Acidi borik mund të ndihmojë për të hequr njollat e verdha në veshje dhe për të sjellë përsëri ngjyrën e bardhë të borës që dikur kishin përpara larjeve të shumta që i keni bërë. Ju do të duhet të përdorni 60 gr acid borik me 4 litra ujë për rroba me shumë njolla dhe 20 gr acid me 10 litra ujë për një larje më të butë. Lerini ato për 2 orë. Nuk është e rekomandueshme që ta përdorni këtë metodë shumë shpesh.