Janë me këmbë në tokë, kanë cilësitë që të gjithë do të donin t’i kishin si paketë dhe janë shumë socialë. U pëlqen puna dhe dallohen për besnikërinë e pashoqe. Nuk bien kollaj në grackë kur është fjala për marrëdhëniet me të tjerët. Dëshirojnë marrëdhënie të gjata dhe medoemos shumë pasionante. Janë shumë kokëfortë dhe nuk dorëzohen lehtë kur kanë të drejtë.

Fatlumët që kanë këto karaktersitika janë Demat.

Janë besnikë

Të qenit besnik tregon shumë për karakterin e personave të shenjës së Demit. Ata kanë tendencën ta vendosin në përparësi jetën e tyre. Nuk mund ta imagjinojnë dot që dikush mund t’i tradhtojë gjatë një lidhjeje, prandaj do të jenë me ju dhe pranë jush në çdo moment dhe tekë tuajën.

Notojnë në ujëra të thella

Fillimisht mund të duken sipërfaqësorë dhe të turpshëm, por kanë shumë shtresa nën atë që duket. Janë shumë të dashur dhe japin gjithçka për një lidhje. Shumë persona edhe mund të përfitojnë nga zemërgjerësia e tyre, sepse e marrin këtë për dobësi.

Janë shumë puntorë

Demat janë gjithashtu shumë punëtore. Karakteristikë e tyre është se vendosim gjithçka nga vetja për diçka që e duan vërtet. Nëse kanë fatin që edhe punën që bëjnë ta kenë qejf, atëherë është e sigurt që Demat do të jenë ndër punonjësit më të dalluar të kompanisë.

Janë kokëfortë

Demat nuk bëjnë kompromise. Ata janë kokëfortë. Kjo gjë mund të duket negative në fillim, por, në fakt, është pikërisht kjo veçori ajo që i bën ata të pasionuar. Nuk është e kollajtë t’i ndryshoh mendjen një Demi. Ata mbrojnë teorinë e tyre me fanatizëm, edhe sikur ta dinin që janë gabim. Demat qëndrojnë gjithmonë besnikë të vlerave të tyre.

Kanë nevojë për t’u rritur

Demat janë të fiksuar pas karrierës. Ata janë gjithmonë në kërkim të një gjëje më të madhe. Nëse kjo mungon, ata ndihen të mjerë dhe fillojnë të shohin veten si të paaftë. Dinë të inkurajojnë veten dhe të tjerët.

E duan romancën

Kur vjen puna te dashuria dhe pasioni, Demi nuk është fare egoist. Janë personat më romantikë që mund të takoni ndonjëherë. Çdo gjë që posedojnë janë gati ta ndajnë me ata që duan. Demi di të dojë si i çmendur një person tjetër.