Mes frutave tuaja të preferuara nuk do të çuditeshim nëse do të bënte pjesë edhe rrushi. Përveçse shumë i shijshëm, ai është i pasur me potassium, karbohidrate, proteina, vitaminë A, vitaminë C, kalcium, hekur, vitaminë B6 dhe magnez. Por çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni rrush çdo ditë për një muaj rresht?

Do të keni një zemër më të shëndetshme

Rrushi është i pasur me antioksidantë, të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë në Boston, rrushi ul nivelin e kolesterolit, ul presionin e gjakut, redukton inflamacionet dhe ka shumë përfitime për zemrën.

Do të keni një sistem tretës më të shëndetshëm

Duke qenë se përmban fibra, rrushi ndikon në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës. Po ashtu, uji që rrushi e përmban në sasi të konsiderueshme ndihmon në tretje.

Do të ndiheni më shumë energjikë

Rrushi përmban karbohidrate, veçanërisht celulozë që rrit energjinë në mënyrë natyrale.

Do të keni veshka më të shëndetshme

Rrushi përmban antioksidantë të fuqishëm si anthocyanin (që i jep rrushëve ngjyrën lejla) dhe resveratrol. National Kidney Foundation rekomandon të konsumoni 15 kokrra rrushi në ditë për veshka të shëndetshme.

Do të jeni e mbrojtur nga disa lloje të kancerit

Falë antioksidantëve të fuqishëm që luftojnë toksinat, konsumimi i rrushit ju mbron ndaj kancerit.

Lehtëson frymëmarrjen

Konsumimi i frutave dhe perimeve ndihmon në problemet me astmën dhe frymëmarrjen. Rrushi është një frut që luan një rol të madh në lehtësimin e këtyre problemeve.