Një modele australiane, e quajtur Hannah Polites dëshiron t`u tregojë të gjithëve të vërtetën e madhe se si duket një grua menjëherë pasi sjell në jetë një fëmijë. 28-vjeçarja ka postuar në Instagramin e saj një foto nudo kur ishte 38-javëshe shtatzënë dhe një tjetër, 24 orë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj të dytë, Arlo William Small.

“Edhe pse nuk është e lehtë për mua dëshiroj të jem sa më e vërtetë të jetë e mundur dhe të ndaj me ju trupin tim pas lindjes, ashtu siç është! Isha e lodhur, e zbehtë dhe pak e skuqur, por shumë krenare për atë që kisha arritur një ditë më parë. Trupi i njeriut është kaq i mrekullueshëm dhe unë jam mirënjohëse që imi ishte i aftë të rriste, lindte dhe tani të ushqejë tim bir”, -ka shkruar ajo.

Hannah ka shtuar edhe se tani për tani do të përqëndrohet te familja dhe se nuk do të ushtrohet për të paktën tri javë. Kjo modele dhe infulencuese e rrjeteve sociale tregoi një të vërtetë që shumë pak njerëz e bëjnë. Shohim shpesh gra që postojnë foto që nuk janë aspak reale dhe që nuk e tregojnë ashtu siç është realisht trupi i një gruaje pas lindjes. Dalja e parë pas lindjes së dukeshës Meghan Markle u shoqërua me shumë komente, ku njerëzit shpreheshin të çuditur se pse barku i saj ishte aq i madh. Ja që trupi i një Gruaje pas lindjes nuk rikthehet menjëherë në formë, siç na kanë bërë të besojmë interneti dhe televizioni, por do kohën e tij ta marrë veten nga një proces delikat dhe i vështirë siç është lindja.