Brad Pitt

Nathan Meads është një 33-vjeçar nga Oksfordi që ngjason shumë me aktorin e famshëm, Brad Pitt. Ai ka treguar se ngjashmëria e tij me aktorin i ka ndryshuar jetën, ndonjëherë edhe për keq, siç ishte ndarja nga partnerja, Monica Cherrill. Ata patën një lidhje 11-vjeçare, frut i së cilës janë dy vajza, që sot janë 9 dhe 4 vjeçe. Nathan ka treguar se ish-partnerja nuk arriti ta përballonte vëmendjen e madhe që njerëzit i kushtonin atij për shkak të ngjashmërisë me Pitt.

Nathan Meads

"Nuk mund të dal nëpër dyqane. Ndodh shpesh që njerëzit i bëjnë shenja njëri-tjetrit duke menduar se jam Brad Pitt. Ish e dashura ime (Monica) e urrente faktin që kudo që shkonim vajzat vinin pas meje dhe më kërkonin foto", -është shprehur Nathan.

Monica, nga ana tjetër, ka treguar se marrëdhënia e tyre shkonte shumë mirë deri pak kohë pasi kishin sjellë në jetë vajzën e dytë. Sipas saj, Nathan filloi të dilte shpesh natën dhe qëndronte shumë jashtë. Po ashtu, Monica tregoi se ai filloi të bënte punë të ndryshme si sozia e Brad Pitt-it dhe pranoi se vëmendja e madhe që ai merrte ndikoi negativisht në familjen e tyre.