Çfarë është gjëja e parë që bëni nëse jeni duke kaluar një moment të vështirë në jetën tuaj? Përgjigjia e dhënë nga një numër i madh grash, është se shkojnë për shopping, sepse kjo gjë i bën ato të ndihen më mirë. Edhe sipas një studimi të kryer së fundmi u arrit në përfundimin se blerjet e bëra gjatë një periudhe jo të mirë në të cilën ju ndodheni, janë një prej faktorëve me ndikim më të lartë në rikthimin e humorit tuaj. Sipas autorëve të këtij studimi, Margaret Meloy and Selin Atalay, efekti terapeutik i blerjeve, sidomos nëse ato nuk ezagjerohen është një prej faktorëve me ndikm më të lartë për t’ju rikthyer humorin dhe që do t’ju bëjë të nidheni më mirë.

Ja se si ndikon terapia e blerjeve në luftën e saj ndaj faktorëve negativë dhe sidomos ndaj stresit:

Ju rikthen sërish humorin e mirë

Një studim tjetër i kryer nga Journal of Consumer Psychology zbuloi se terapia e blerjeve ka një vlerë shumë të madhe në përmirësimin e humorit tuaj. Autori i këtij studimi, Rick dhe kolegët e tij, arritën në përfundimin tjetër se përveç ndikimit pozitiv në rikthimin e humorit tuaj, blerjet në një moment të vështirë bëjnë që ju të merrni në dorë kontrollin e jetës suaj, sepse ju do të merrni vendime të tilla si, në cilin dyqan duhet të shkoni, sa është buxheti që keni për të shpenzuar, etj.

Kalim në një fazë tjetër të jetës suaj

Sipas profesores, Kit Yarroë në  Universitetin Golden Gate në San Fransisko, se kur ju bëni blerje të cilat ju bëjnë të ndihemi më mirë, atëherë ju do të kaloni më lehtësisht në një fazë tjetër të tjetës suaj. Ajo thekson se shopping-u është një burim shumë i rëndëishëm i përgatitjes mendore për një fazë të caktuar, prandaj ai në një kalim të lehtë në një fazë të re në jetën tuaj.

Rrit nivelin e dopaminës

Një tjetër studim tregon se që ne momentin kur ju vendosni se do të shkoni për shopping, niveli i dopaminsë fillon të rritet, sepse ju ndiheni të kënaqur nga një fakt i tillë dhe truri ju përgjigjet duke prodhuar sa më shumë dompaminë.

Përmirëson zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës suaj

Sipas një studimi tjetër të kryer nga Dr. Laurence Roope dhe Prof. Paul Anand në Daily Mail, shopping-u është një aktivitet që kërkon që ju të jeni vazhdimisht në lëvizje dhe mbi të gjitha kërkon që ju të ndërveproni me persona të tipeve të ndryshme. Prandaj ai ka aftësinë për të zhvilluar aftësitë sociale të fëmijëve tuaj. Edhe pse për shumë nëna, të bërit shopping me fëmijët e tyre mund të jetë një makth i vërtetë, ato nuk duhet të harrojnë edhe faktin se një gjë e tillë është një terapi shumë e mirë për fëmijët e tyre dhe që do t’i shërbejë atyre për gjatë gjithë jetës./monitor/