Sipas disa studimeve, mendja jonë “fluturon” 46.9 % të jetës sonë. Kjo lëvizje e vazhdueshme mendore shpesh na largon nga aktivitetet e përditshme dhe ne ndihemi të pakënaqur. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje çdo detaji të vogël të jetës suaj dhe të përpiqeni t’i shikoni gjërat më me vëmendje.

Më poshtë do të mund të lexoni 5 gjëra të përditshmërisë që i bëni keq, pa e kuptuar:

Mënyra si e mbani pijen

Ju duhet të mbani gotën në pjesën e “qafës” pasi nëse e mbani pranë trupit, nxehtësia e duarve tuaja ndikon në temperaturën e pijeve, duke bërë që ajo të ngrohet dhe madje të ndryshojë shijen dhe pamjen e saj.

Dushi

Edhe stilistët e flokëve dhe dermatologët shprehen se shampoja e përditshme mund të jetë e dëmshme për flokët tuaj, pasi largon varjat e rëndësishëm prej tyre. Si rezultat, gjëndrat e vajit në kokën tuaj përpiqen të kompensojnë, duke prodhuar edhe më shumë vaj se zakonisht. Kështu që, nëse nuk dëshironi që flokët tuaj të bëhen me yndyrë shumë shpejt, nuk duhet t’i lani më shumë se 2-3 herë në javë.

Karficat e vogla në flokë

Kur vendosni karfica të vogla në flokë, sigurohuni që ana tjetër të jetë më onde. Në këtë mënyrë, do të dukeni më bukur, por edhe karficat do nuk do të vihen re edhe aq shumë.

Luga gjatë gatimit

Ky mund të jetë një detaj i vogël, por e bën drekën ose darkën tuaj më të pastër. Lugën e gatimit, provojeni ta vendosni në dorezën e tenxheres. Sigurohuni që ajo të jetë një lugë druri dhe t’i përshtetet tenxheres.

Aplikimi i pastës së dhëmbëve

Të gjithë kemi tendencë të mendojmë se, sa më shumë pastë dhëmbësh po të vendosim në furçë, aq më të pastër dhe të bardhë do të na bëhen dhëmbët. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë. Çdo dentist rekomandon: se ju duhet vetëm një sasi paste në madhësinë e bizeles për të kryer punë.