Jemi në muajin e fundit të verës, që do të thotë se herët a vonë, duhet të fillojmë të mendojnë për atletet, pantallonat, trikot, madje edhe xhaketat. Ditët e nxehta dalëngadalë do ia lënë vendin ditëve të vjeshtës dhe derisa të vijë ajo kohë, kur zyrtarisht të mos quhet më verë, kemi edhe disa ditë për të bërë gjërat që nuk kemi mundur ose nuk kemi shijuar ende nga kjo verë.

Veshjet e verës para se ajo të mbarojë

Të lësh temperaturat e nxehta, plazhin dhe fundjavat me miq deri në orët e vona të mëngjesit do të thotë të lësh edhe gjërat e bukura të gardërobës verore. Kështu që, nëse ka diçka që të ka mbetur pa e shijuar këtë verë, kujtohu dhe vishe para se t’i thuash “mirupafshim vitin tjetër.”

Mëso një sport të ri

Edhe kjo gjë duhet bërë para se vera të mbarojë. Serfi, noti apo zhytja janë të lidhura me detin, ndaj e ke më të thjeshtë për të eksploruar dhe mësuar gjëra të reja edhe gjatë kohës që do jesh në plazh.

Bëj një udhëtim

Akoma nuk e ke bërë një udhëtim për këtë verë? Atëherë nxito sa nuk je vonë. Mënyra e jetesës ndryshon edhe duke vizituar një vend të ri, mësuar, parë gjëra të reja, si edhe duke njohur njerëz të rinj. Nxito sa nuk është akoma vonë.

Një arratisje në mal

Është një mënyrë interesante për të përfituar më shumë nga natyra dhe për ta stërvitur më shumë trupin, për të marrë frymë dhe për të parë vende të reja.

Mos harro fotografitë

Nëse ke jetuar liri të plotë gjatë këtij sezoni të nxehtë dhe ke bërë udhëtime të ndryshme, mos harro të regjistrosh me foto çdo copëz të këtyre udhëtimeve. Janë ato që do të ta rikujtojnë çdo ngjarje edhe pas shumë vitesh.