Të gjithë e duam kafenë për të nisur një ditë të re me energji. Madje, shumë nuk bëjnë dot asgjë pa pirë fillimisht një kafe sapo zgjohen. Por a e dini se, sipas shkencëtarëve, ka një kohë më të mirë për të pirë kafenë e mëngjesit?

Rezulton se koha më e mirë për të pirë kafe nuk është sapo hapni sytë në mëngjes, por një orë pasi të zgjoheni. Kjo sepse një orë pasi të zgjoheni, prodhimi i kortizolit në trupin tuaj është në një nga tre kulmet e tij ditore, sipas studiuesve. Ne priremi të mendojmë për kortizolin si "hormonin e stresit", sepse sekretohet në sasi më të larta kur ndiejmë tendosje ose tension nga rrethanat që ne i perceptojmë si kërkuese.

Por një mënyrë tjetër e të menduarit të kortizolit është si "hormoni i vigjilencës", sepse arsyeja që trupat tanë prodhojnë më shumë kortizol kur jemi nën stres është se rrit vigjilencën, e cila mbështet përgjigjen tonë të "luftës ose ikjes" kur përballemi me situata stresuese.

Pse duhet të presësh?

Konsumimi i kafeinës ndërsa trupat tanë janë në kulmin e prodhimit të kortizolit e mëson trupin të prodhojë më pak kortizol, sipas kronofarmakologëve që studiojnë mënyrën se si ilaçet (apo kafeina) ndërveprojnë me ritmet natyrore biologjike të trupit tonë.

Jo vetëm që kjo minon efektin e kafeinës, por gjithashtu punon kundër efektit të gatishmërisë së kortizolit. Ndoshta edhe më keq, mund të kontribuojë në zhvillimin e një tolerance për kafenë (që do të thotë se do të duhet gjithnjë e më shumë për të dhënë efektin e dëshiruar)!

Kështu që për të marrë ato përfitime që doni nga kafeja juaj e mëngjesit, përpiquni të prisni një orë pasi të jeni zgjuar për të shijuar filxhanin e parë. Dhe kur dëshironi një dozë tjetër kafeine gjatë ditës, përpiquni ta merrni jashtë periudhave të tjera kulmore të prodhimit të kortizolit - që janë zakonisht midis mesditës dhe 1:00 pasdite, ndërmjet orës 5:50 pasdite dhe ora 6:30 pasdite.

Burimi: Taste of Home