Njerëzit me çrregullim ankthi përjetojnë një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi dhe paniku intensiv. Është ndjesia kur ti je vazhdimisht i shqetësuar për gjithçka dhe nuk e kontrollon dot.

Simptomat e ankthit përfshijnë ndjenjën e shqetësimit, vështirësi në përqendrim, dhimbje të pashpjegueshme, probleme me gjumin – flini shumë gjumë, ose shumë pak.

A largohet ankthi?

Me trajtim, durim dhe punë konstante e të vazhdueshme, simptomat e çrregullimit të panikut mund të lehtësohen dhe me raste të largohen fare brenda disa muajsh. Sidoqoftë, mbani mend se nevojiten vizita të rregullta te specialisti i kujdesit shëndetësor, gjetja e mjekimit të duhur dhe mësimi i teknikave për të zvogëluar intensitetin e simptomave të ankthit.

A mund të rikthehet?

Pasi të keni marrë kontrollin mbi simptomat tuaja dhe gjithçka po shkon mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme, një mendim mund të vijë në mendjen tuaj: "A mund të më rikthehet ankthi?" Përsëri, është e rëndësishme të jesh i vëmendshëm dhe në këtë moment.

Çrregullimet e ankthit nuk janë lineare, ashtu si çdo gjë që lidhet me shëndetin mendor. Ka ulje-ngritje të mëdha. Disa periudha të jetës suaj mund të jenë dërrmuese dhe jashtë kontrollit. Nga ana tjetër, të periudha të tjera mund të jenë të mbushura me meditim, yoga dhe ushtrime të frymëmarrjes.

Kini kujdes që të mos e krahasoni rrugëtimin tuaj me të tjerët, por thjesht të përqendroheni tek  kujdesi për veten dhe të bëni gjëra të mira për shëndetin tuaj mendor.