Po jetojmë në një kohë në të cilën paqja e qëndrueshme është një sfidë e vështirë. Konflikte të vazhdueshme ndodhin në nivele të ndryshme në botë, të cilat padyshim pengojnë përpjekjet për të vendosur paqe. Edhe pse të jetuarit në paqe është një interes i përbashkët dhe i përhapur, duket se jemi gjithmonë e më shumë të paaftë për ta bërë një gjë të tillë. Por çfarë na pengon në fakt për të arritur paqen?

Konfliktet e mëdha që kërcënojnë kohën tonë janë shpesh kaq komplekse saqë i shpëtojnë kuptimit dhe aftësisë sonë për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, çfarë do të mendonit nëse do t’ju themi se zanafilla e këtyre problemeve është më e thjeshtë sesa duket, e për pasojë zgjidhja e tyre është gjithashtu më e lehtë për t’u arritur? A do ta besonit faktin se çelësi për një jetë të paqtë gjendet brenda secilit prej nesh si individë?

Ndërgjegjësimi për nevojën e gjetjes së paqes së brendshme, si çelës për të zgjidhur çështje kritike të kohës sonë dhe si kontribut për ndërtimin e shoqërive paqësore, po rritet në të gjithë globin. Duke konsideruar këtë nevojë, Fondacioni i Iniciativës për Paqe në Botë (WPI) po punon që prej vitit 2010 për t’iu siguruar qytetarëve të botës, pavarësisht racës, seksit, moshës, kulturës apo fesë së tyre, mjete dhe teknika të dobishme, pa pagesë. Këto mjete mbështesin vetëzhvillimin e tyre dhe fuqizojnë individët për t’i qëndruar zgjedhjes së tyre për t’u bërë ndryshimi që duan të shikojnë në botë, duke besuar tërësisht se paqja në botë mund të arrihet vetëm nëse çdokush prej nesh punon fillimisht për paqen e brendshme dhe më pas e ndan atë me komunitetin. Por si mund të mësojmë të punojmë për paqen tonë të brendshme?

Meditimi është një mjet i fuqishëm që aftëson njerëzit të arrijnë paqe në mendjen e tyre dhe nxit ndërgjegjësimin si një mënyrë për të jetuar një jetë të balancuar. Praktikuesit e meditimit janë më të shumtë në numër nga sa mund të mendoni!

Praktikimi i meditimit përmirëson vetëzhvillimin tonë dhe na fuqizon të ndikojmë botën duke mbështetur komunitetet tona të ndjekin të njëjtin proces ndryshimi për të arritur paqen. Nëse tashmë ndjeheni të frymëzuar dhe po hamendësoni se nga mund t’ia filloni për të bërë një ndryshim në botë, ndërkohë që fuqizoni veten tuaj, atëherë kjo është një mundësi shumë e mirë për ju. WPI ka kënaqësinë t’ju prezantojë Samitin e Revolucionit të Paqes Fuqizimi i Mendjeve për një të Ardhme të Qëndrueshme, samitin e parë dhe të vetëm ndërkombëtar, i cili nuk ka vetëm formatin e një konference, por do të jetë i kombinuar në mënyrë të veçantë me një trajtim meditimi si paketë shtesë për të fuqizuar vetëzhvillimin e pjesëmarrësve.   

Ne synojmë të krijojmë një mundësi unike duke mbledhur një komunitet global me aktivistë dhe vizionarë të paqes nga fusha të ndryshme, të tillë si sipërmarrës, filantropë, fotografë, producentë filmash e dokumentarësh, blogerë, akademikë, mësues, studentë, profesionistë të shoqërisë civile në mënyrë që të mund të ndajnë historitë e tyre, të sjellin ide, të prezantojnë nisma dhe natyrisht, të ndajnë një experiencë të veçantë solidariteti në shpalosjen e vizionit tonë për paqen në botë.

Bëhuni anëtarë të komunitetit tonë ekzaltues ndërkombëtar! Bashkohuni në Samitin e Revolucionit të Paqes në një ishull përrallor në Tajlandë. Aty do të keni mundësinë të fuqizoni mendjen tuaj dhe të kultivoni paqen e brendshme nëpërmjet praktikës së meditimit. Mësoni si të ndërtoni vetë paqen, lidhuni me njerëz të tjerë që janë bërë faktorë të ndryshimit në botë për vendosjen në agjendën botërore praktikën e ndërgjegjësimit si një mjet për ndërtimin e paqes dhe të frymëzoni të tjerët ta fillojnë ndryshimin nga vetja e tyre.

Eksperienca, mençuria dhe njohuritë tuaja janë të nevojshme nëse duam të krijojmë një botë në paqe për të gjithë. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen www.peacesummit.net.