Marrëdhëniet mes njerëzve janë një temë e pafund që frymëzojnë jo vetëm krijuesit e filmave dhe shkrimtarët, por edhe shkencëtarët. Gjithmonë është mirë të mësoni më shumë mes romancave: çfarë duhet të bëni më mirë dhe çfarë po bëni gabim. Bright Side na vjen në ndihmë duke përmbledhur lojërat më popullore të martesave, që nuk duhet t’i bëni më:

“Kjo është e gjitha për ty”

Kjo është një mënyrë për të justifikuar frikën, përtacinë ose arsye të tjera që nuk e lejojnë këtë grua të marrë vetë iniciativa. Përveç kësaj, gruaja e fajëson burrin dhe pret gjithmonë që të marrë dhurata nga ai.

Qëndrimi në qoshe

Bashkëshorti juaj ka vendosur të dalë me shokët, ndërsa ju viktimizoheni që keni mbetur vetëm. Ju menjëherë varni turinjt sepse nuk dëshironi ta lini të argëtohet me shokët. Kjo nuk është një lojë e ndershme, pasi ai ka të drejtë të dalë më miqtë njësoj si ju me mikeshat tuaja.

Shiko çfarë më detyrove të bëj

Në një marrëdhënie të dy partnerët duhet të përpiqen njësoj. Pra, nuk duhet të ketë shprehje të tipit “Shiko çfarë bëra për ty”, pasi për njeriun e zemrës njeriu duhet edhe të sakrifikojë.

Po përpiqem sa mundem

Në jetë duhet të përpiqesh në makimum që t’ia dalësh mbanë. Prandaj, edhe në një marrëdhënie mos u justifikoni duke thënë “Po përpiqem sa mundem”. Është detyra juaj për t’u përpjekur nëse e doni këtë person.