Pushime, ngrohtësi, ndjenja e lirisë...këto nuk janë arsyet e vetme pse në verë në ndjejmë një dëshirë të shtuar për të përjetuar raporte intime. Shpjegimi qëndron në nivelet e larta të hormoneve. Marrëdhënia seksuale në verë është e bukur. Pushimet rrisin mirëkuptimin me partnerin, dielli dhe deti na japin një humor më të mirë, dhe pas plazhit apo pishinave në mbrëmje ti e gjen veten duke i përkëdhelur atij flokët, ndonëse nxehtësia nuk është gjithmonë në favorin tonë. Por, me pak truke ju mund ta shmangni edhe këtë problem.

Ekziston një faktor që duhet marrë në konsideratë: në verë, dëshira seksuale rritet dhe jo pak. Vera është e lartë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale, por arsyeja është biologjike dhe psikologjike. Me pak fjalë, pyetja e zakonshme e hormoneve. Pse ne kemi më shumë dëshirë për seks në verë?

Sigurisht që nuk jemi përballur me një pyetje ekzistenciale, por a ka ndodhur ndonjëherë për ju që të pyesni veten se pse epshi gjatë verës rritet? Arsyeja është e thjeshtë! Dëshira jonë për të bërë dashuri rritet falë rritjes së dritës dhe testosteronit që prodhon trupi ynë dhe kjo çon në një rritje të konsiderushme të dëshirës seksuale. Seksi mes partnerëve bën që të ndodhë kalimi i pasionit, i cili duket se është më intensiv gjatë ditës, pasion i cili çon sinjale në tru, të cilat stimulojnë prodhimin e hormoneve.

Arsyeja, në mënyrë të tërthortë, gjithashtu shpjegon pse, në të kundërtën, seksi ka majat e rënies në muajt më të ftohtë ose gjatë kthimit nga pushimet, të cilave pa dyshim u shtohen motivimet psikologjike: në verë ne me siguri jemi të gjithë në një gjendje më të mirë! Por kjo nuk përfundon këtu... Në verë, seksi është më i nxehtë.

Natyrisht, ka shumë faktorë të tjerë që e bëjnë seksin temën e verës! Ne zbulojmë më shumë nga këmbët tona, nga pjesët e trupit dhe në përgjithësi kemi të gjithë dëshirën për të dalë darkave, për të takuar njerëz, për të jetuar eksperienca të reja në natyrë, të shoqërohemi me njerëz të rinj, etj. Seksi në verë është pra një rast i vërtetë, si për ata që janë single, ashtu edhe për ata që janë çift, sidomos për ato çifte që sapo kanë kaluar një periudhë krize.

Duke përfshirë lojërat erotike, duke pushuar në dhomë pas plazhit, ju me siguri që do të provoni gjatë verës seksin më të mirë të jetës suaj!