Të vazhdoj apo të largohem?

Shumë prej nesh janë përballur me këtë pyetje në një moment të jetës romantike. Po përballeni me dinamikat toksike të marrëdhënies, distancën fizike ose emocionale, pabesinë, përplasjen e vlerave, por nëse filloni të mendoni të ndaheni me dikë, do të thotë se jeni të vetdijshëm se diçka nuk po funksionon.

Pra, si ta kuptoni nëse është ose jo koha e duhur për t'u larguar?

Këto janë disa pyetje kritike që duhet t'i bëni vetes:

A është marrëdhënia abuzive, fizikisht apo emocionalisht?

Marrëdhëniet që përfshijnë çdo lloj keqtrajtimi fizik ose psikologjik kërkojnë një vlerësim të menjëhershëm, për sigurinë e njërit ose të dy partnerëve. 

Shumë viktima kanë vështirësi të kuptojnë se jeta e tyre është në rrezik për shkak të ciklit të dhunës. Ky cikël përfshin një fazë të "ndërtimit të tensionit", më pas një "fazë të episodit të dhunshëm" dhe në fund një "fazë të pendimit" - gjatë së cilës partneri abuziv kërkon falje dhe, po, pendohet, gjë që mund ta bëjë partnerin e dhunuar të mendojë se dhuna nuk do të ndodhë më.”

Pra nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është 'po', duhet të largoheni!

A është shëndeti im mendor ai që po ma bën të vështirë situatën?

Mund të jetë veçanërisht e vështirë të kuptosh nëse një marrëdhënie është e drejtë apo e gabuar për ju, kur jeni duke luftuar me mirëqenien mendore.

Nëse jeni duke qëndruar sepse mendoni se dikush tjetër nuk mund t'ju dojë, për shembull, kjo mungesë shprese mund të jetë një lloj depresioni. 

Të qenit në depresion ose ankth mund të turbullojë pikëpamjen tuaj për një marrëdhënie që ia vlen të kursehet. Nëse ndiheni të pashpresë ose të frikësuar për të ardhmen, merrni parasysh t'i eksploroni këto ndjenja me një terapist të licencuar. Një terapist mund t'ju mësojë strategjitë e përballimit dhe t'ju ndihmojë të shihni më qartë nëse po qëndroni me partnerin tuaj për arsye të gabuara - dhe nëse po, pranoni se jeni të denja për të gjetur një marrëdhënie më të kënaqshme.

Po qëndroj nga dashuria apo nga detyrimi?

Siç shkruan Esther Perel, terapiste çiftesh dhe autore: "Dashuria nuk është një detyrim - është një dhuratë". Nëse jeni duke qëndruar me partnerin tuaj sepse ndiheni të detyruar - ndoshta ndiheni sikur ia keni borxh që kur ju ka mbështetur gjatë shkollës së mesme, ose duhet të qëndroni për hatër të fëmijëve, mund të jeni duke i vënë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Kjo mund t'ju frenojë nga marrëdhëniet e përmbushura reciproke dhe është gjithashtu një tipar i bashkëvarësisë.

Nëse mendimi i ndarjes ju bën të ndiheni fajtorë për "braktisjen e partnerit" ose të shqetësuar nga të qenit egoist, është e rëndësishme të zgjidhni se çfarë është në thelb të këtyre ndjenjave.

Cilat janë nevojat dhe vlerat e mia?

Nuk është e thënë të keni një arsye "të mirë" për t'i dhënë fund një lidhjeje, thjesht mund të mos përmbushë nevojat tuaja. 

Në përgjithësi, nëse ndiheni të pavlerësuar ose të zemëruar ndaj partnerit, ka shumë mundësi që disa nevoja të mos plotësohen. Dhe mendoj se mund të jetë e dobishme t'u kushtohet vëmendje atyre nevojave dhe vlerave themelore gjatë debateve.

A janë vërtet të papajtueshme dallimet tona, edhe kur bëhet fjalë për gjëra të vogla?

Identifikimi i asaj që ka më shumë rëndësi për ju është i rëndësishëm sepse, për disa çifte, vlerat e tyre janë shumë të ndryshme që një marrëdhënie të funksionojë. Askush nuk ndihet plotësisht i përmbushur gjatë gjithë kohës, dhe rregullimi i nevojave dhe pritshmërive është një pjesë e pashmangshme dhe e shëndetshme e të qenit në një marrëdhënie.