Gratë janë krijesa të ndjeshme, edhe nëse janë të forta dhe të pavarura. Ndonjëherë, ato thjesht ndihen fajtore edhe për gjëra që nuk i kanë bërë gabim. Mirëpo, presioni i shoqërisë, i bën ato të ndihen jo mirë. Ne sot, përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë një listë me 5 gjëra për të cilat ju nuk duhet të ndiheni keq dhe fajtore. Aq më tepër të kërkoni falje:

Kur thoni jo

Gratë ndihen fajtore për të thënë “jo”. Shpesh është më e lehtë të thuhet “po”, pa marrë parasysh se cili mund të jetë rezultati. Nëse dëshironi të thoni jo në një situatë, duhet ta thoni dhe mos të kërkoni falje. Ju nuk jeni e plotëfuqishme, për të bërë çdo gjë. Ka edhe nga ato gjëra të cilat ju nuk i bëni dot dhe nuk keni pse kërkoni falje.

Kur nuk vendosni grim

Mos lejoni askënd që t’ju thotë se ju duhet të mbaheni vetëm sepse jeni një grua. Është e vërtetë, shoqëria në të cilën po jetojmë ka presion të vazhdueshëm. Mirëpo, një gjë të rëndësishme duhet të dini: Të mos kërkoni falje kur nuk jeni grimuar dhe nuk dukeni aq bukur. Në fund të fundit, nëse keni një fytyrë pa shenja, nuk keni pse vendosni fondatinë.

Kur argëtoheni

Kur ishte hera e fundit që u gëzuat në rrugë teksa këndonit ose vallëzonit si fëmijë, dhe për një moment ndaluat dhe menduat “Çfarë do të mendojnë njerëzit”? Ti vajzë, që po e lexon këtë artikull: Duhet të bësh atë që të sjell lumturi pa marrë parasysh se çfarë mendojnë të tjerët. Me siguri ata njerëz nuk do t’i takoni më, prandaj pse t’ia refuzoni vetes një gëzim të pastër?

Kur ndonjëherë jeni pak egoiste

Egoizmi nuk është aq i keq, veçanërisht nëse vjen në pjesë të vogla. Është mirë që ju të doni kohë për veten tuaj - jo për punën, miqtë, familjen dhe detyrat e tjera. Është mirë që ju doni të relaksoheni vetëm (ose jo vetëm) pas një dite të gjatë dhe të shtyni çdo gjë për më vonë. Nuk duhet të kërkoni falje nëse dëshiron copën e fundit të tortës ose dëshironi të blini diçka të shtrenjtë. Thjesht bëjeni. Do të lumturoheni.

Kur bëheni shumë emocionale

Qeniet njerëzore kanë emocione, të gjithë e dinë këtë gjë. Ndonjëherë ju duhet të qani ose të qeshni, edhe pa shkak mbase. Ju mund të keni dëshirën të qëndroni vetëm dhe të mos flisni me askënd. Mund të jeni e zemëruar, e lumtur, e befasuar, e zhgënjyer, e trishtuar dhe madje indiferente - dhe nuk duhet të kërkoni falje, nëse nuk mund t’i ktheheni dikujt me buzëqeshje.