Për një grua, një surprizë ka një vlerë të madhe sentimentale dhe personale, është një moment gëzimi që ushqen kohë pas kohe shkëndijën në marrëdhënien në çift e që nuk duhet të dalë kurrë jashtë. Pastaj ka disa surpriza që gratë i duan dhe shpresojnë t'i marrin, por që kurrë nuk do i  kërkonin me zë të lartë.

Mëngjesi në shtrat
Është një gjë e thjeshtë dhe shumë e parëndësishme, por gratë pëlqejnë të zgjohen nga burri i cili u sjell atyre mëngjesin në shtrat me kafe dhe ëmbëlsirën e preferuar.
Darka e gatuar nga partneri
Për një grua, kthimi nga një ditë e lodhshme pune dhe gjetja e një darke të gatshme të shërbyer nga partneri i saj është me të vërtetë një surprizë e madhe që mund t'ju bëjë të buzëqeshni.
Një letër ose një shënim dashurie
Një gjest i thjeshtë, gati banal! Lënia e një mendimi dashurie në një copë letër ose në dërrasën e zezë të shënimeve që keni në shtëpi, mund ta bëjë një grua të lumtur.
Të bërit shopping bashkë
Ne e dimë se blerjet janë terreni i grave. Një nga surprizat më të bukura që mund t’i bëni partneres tuaj është që t’i ofroni asaj një pasdite blerjesh bashkë pa e paralajmëruar.
Një buqetë me lule
Për t’i dhënë një buzëqeshje të papritur një gruaje, shumë pak është e mjaftueshme. Si të vini shpejt në shtëpi ose të dërgoni një tufë me lule ose një bimë në zyrë. Një surprizë e vogël që ngroh zemrën dhe e bën të qartë se jeni në qendër të mendimeve të tij.
Udhëtim surprizë
Nuk ka asgjë më të bukur se një largim romantik, madje edhe më mirë nëse partneri organizon gjithçka pa dijeninë e gruas për ta befasuar atë gjatë një periudhe veçanërisht të ngarkuar.