Është i ngjashëm me filxhanin për metodën mujore të grumbullimit të gjakut, por ndryshon shumë nga tamponët. Shpikja vjen nga SH.B.A: në vitin 2015-të në San Francisko disku menstrual është testuar nga Flex Company, një start-up i themeluar nga Lauren Schulte Wang, i cili dëshiron të gjejë alternativa për ato gra që nuk duan të përdorin pecetat higjienike(të cilat mund të shkaktojnë probleme, përfshirë edhe alergji).

Disku menstrual Flex është i pari me një strukturë komode dhe perfekte. Opinionet për diskun menstrual bien dakord në një pikë: pasi të gjeni të preferuarën tuaj, ajo që i përshtatet më së miri qafës së mitrës dhe formës fizike, ju do të shpëtoni nga linesat. Premton mbulim deri në 12 orë në varësi të rrjedhjes.

Ekzistojnë versionet e disqeve menstruale me silikon të larë dhe të ripërdorshëm, ashtu si kupat, me një ndikim shumë më të ulët mjedisor sesa përdorimi i vazhdueshëm i linesave. Por mbi të gjitha është e vetmja pajisje higjienike (jo kontraceptive) që mund të përdoret për të bërë seks gjatë ciklit.

Disku menstrual dhe kupa menstruale, ndryshimet!

Forma e diskut menstrual dhe kupës së menstruacioneve është padyshim e ngjashme, por jo identike. Kupa është më e thellë dhe më e ngushtë sepse vendoset në kanalin vaginal pak poshtë qafës së mitrës.

Disku menstrual, nga ana tjetër, është më i sheshtë dhe më i gjerë, dhe duhet të vendoset përpara harkut vaginal, pika më e thellë e vaginës, në një mënyrë gjatësore. Materiali është zakonisht një silikon fleksibël dhe i butë, i adaptueshëm dhe i palosshëm sipas dëshirës për t'u futur, kështu që do e keni shumë të thjeshtë.