Mos më keqkuptoni: Unë do të vazhdoj të këndoj me krenari çdo këngë që ju dedikohet vajzave beqare dhe jam sërish pjesë e bandës së vajzave single. (Deri në vitin 2030, 45% e grave amerikane nga mosha 25-44 vjeç do të jenë beqare sipas një studimi të fundit).  

Miqtë dhe familje ime më thonë gjithmonë që është faji im, sepse jam ''e pashpirtë’’. Unë kurrë nuk i ndaj kokoshkat e mia kur shoh filma, më pëlqen aq shumë të mbulohem netëve të ftohta me batanije në divanin tim. Nuk më pëlqen as ta ndaj akulloren time të preferuar me dikë. Mirëpo, unë dua vërtet të jem në një marrëdhënie. Si mund të jesh e lumtur me dikë? E kam harruar këtë ndjesi.

Unë e di, që gratë sot kanë më shumë privilegje dhe kjo pavarësi që kam, mund të ketë qenë ëndrra e shumë grave para shumë vitesh. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk dua një partner të më marrë me makinë natën vonë. Më pëlqen ideja të shoh me të, filma romantikë gjatë fundjavave.

Jam e lodhur duke i bëra gjërat vetëm. Kam nevojë dhe për intimitet. Disa javë më parë, e gjeta veten duke përqafuar shoqërinë time për më gjatë seç duhej, vetëm sepse kisha nevojë për ngrohtësi. Më pas e gjeta veten në Tinder, me shpresën që të gjeja dikë, por dështova.

Sërish mendoj se nuk dua të rri vetëm.

Së fundmi e kam pyetur veten: A nuk është e gjithë vlera e pavarësisë që të bësh atë që dëshiron kur ti do? Dhe jam e sigurt që të qenit feministe nuk do të thotë të qëndrosh beqare për të treguar fuqinë tënde si grua, apo jo?

Prandaj, kjo është motoja ime e re: Mbështetu në atë që të bën të lumtur. Dhe asnjëherë mos kërkoni falje që si mbretëreshë beqare kërkoni dikë që të ndani fronin me të.