Në çdo artikull të marrëdhënieve që hulumton se çfarë u pëlqen meshkujve, do të shihni të njëjtën përgjigje: filloni seksin! Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Evolutionary Behavioral Sciences, studiuesit zbuluan se seksi ishte më i shpeshtë tek çiftet ku gratë bënin lëvizjen e parë.

Për të përcaktuar disa nga faktorët që ndikojnë në frekuencën e seksit në një marrëdhënie serioze, kërkuesit në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) anketuan 92 çifte midis moshës 19 dhe 30 vjeç, të cilët kishin qenë së bashku për pak muaj deri në nëntë vjet dhe zakonisht kishte marrëdhënie seksuale dy deri në tre herë në javë. Si rezultat i gjetjeve të tyre, studiuesit shqyrtuan atë që i bëri gratë më të prirura për të marrë iniciativa kur është fjala për seksin.

Ata identifikuan dy faktorë kryesorë: qëndrimin e një gruaje ndaj seksit të rastësishëm në përgjithësi dhe nivelin e saj të pasionit. Gratë e hapura për seksin e rastësishëm, shfaqin gatishmëri më të madhe për kompromis mbi frekuencën e seksit nëse ai është më pak i lidhur me shprehjen e emocioneve dhe cilësinë relacionale. Kjo do të thotë në thelb se gratë ishin më pak të prirura për të dhënë dënime për mos larjen e pjatave ose për kthimin vonë në shtëpi. Prandaj, ato kishin më shumë gjasa që të kishin marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre, pa marrë parasysh rrethanat.

Por, studimi ende kontribuon në rritjen e sasisë së të dhënave që kundërshtojnë mitin se burrat e shijojnë seksin më shumë se gratë. Dhe nëse mendoni se kjo është një ndarje sipas gjeneve, vlen të përmëndet se një studim i para pak viteve, zbuloi se 90% e burrave mbi 50 vjeç do donin raportin intim nëse gruaja do e bënte lëvizjen e parë. Kjo është gjithçka thuhet kur gratë e marrin të parat inciativën seksuale. Kështu, fitojnë të gjithë...