Edhe nëse e lexon horoskopin ditor apo javor për qejf, kureshtjen për përputhshmërinë astrologjike edhe në shtrat, duhet ta kesh edhe më të madhe. Secili nga ne do që ashtu si në çdo gjë, edhe në shtrat të ketë partnerin ideal. Por, natyrisht, pyetja që në fillim të një marrëdhënieje: “Ç’shenjë je i dashur?” nuk është aspak e këndshme, madje mund të duket edhe si banale.

Kjo nuk do të thotë që të përqendrosh më shumë vëmendjen te marrëdhënia në shtrat dhe seksi, megjithatë një lloj kimie që buron nga astrologjia ekziston më shumë mes disa shenjave dhe më pak mes disa të tjerave. Kimia mes shenjave në shtrat nuk është aq e thjeshtë të shpjegohet dhe të kuptohet, por nëse je duke kërkuar partnerin ideal, edhe kjo është një mundësi që duhet ta shohësh.

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Personaliteti seksual: Janë të njohur si endacakë dhe gjithmonë në kërkim të ideales në shtrat. Të lindurit e shenjës së Shigjetarit janë simpatikë, të dashur dhe mjaft të vëmendshëm në dhomën e gjumit. Por kanë tendencë që të mërzitem shpejt, ndaj edhe janë të etur për të pasur një jetë seksuale spontane, që i bën të kërkojnë vazhdimisht. Nëse janë vetëm, nuk dinë të ndalen së flirtuari dhe ndonjëherë kalojnë edhe masën. Por edhe kur janë çift, janë shumë aventurierë, kështu që partnerët e tyre respektivë duhet t’i bëjnë sytë katër, sepse janë gjithmonë të hapur për njohje të reja.

Shenjat më të mira në seks me Shigjetarët: Luani, Dashi, Binjakët, Ujori.