Një ndër reperët më të famshëm në botë, i pari në listën e Forbes, është Jay-Z. Bashkëshorti i divës së muzikës Beyonce ka arritur të fitojë rreth 900 milionë dollarë këtë sezon, ndërsa i dyti është renditur Diddy është me 825 milionë.

Në vendin e tretë është Dr. Dre, me 770 milionë dollarë të shtuara në llogarinë e tij bankare. Sipas vlerësimeve nga revista financiare amerikane, Jay-Z ka fituar gati 100 milionë dollarë më shumë se në vitin 2017, por një gjë e tillë ka ardhur jo vetëm nga veprimtaria e tij në muzikë.

Vendi i katërt është i ndarë mes Eminem dhe Drake, të cilët kanë arritur shumën e njëjtë prej 100 milionë dollarësh.