Së fundmi në Turqi janë shpallur 10 aktorët më të mirë dhe të pëlqyer për vitin që lamë pas 2020. Në krye të listës qëndron aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, i cili ka marrë famë të madhe edhe jashtë kufijve.

Ai është një nga aktorët më të pëlqyer edhe në SHBA. Së fundmi ai ka njoftuar se do luajë rolin e Sandokanit, një serial italian.

Në vendin e dytë është aktori i njohur Engin Akyurek të cilin e kemi parë të luajtur  rolin kryesor në serialet më të ndjekura turke.

Në vendin e tretë është aktori Kerem Bursin i cili po bën bujë të madhe me rolin e tij në serialin “Trokit në derën time” më aktoren Hand Herçel, ku dyshohet se kanë nisur dhe një lidhje dashurie jashtë serialit.

Në vendin e katërt është shpallur Alp Navruz i cili është një aktor mjaft simpatik dhe pëlqehet shumë nga publiku.

Në vendin e pestë është rënditur Ibrahim Çelikkol, i cili është bërë i njohur nga publiku shqiptar me serialin “Dashuri bardh e zi”.

Këto rezultate kanë dalë nga votat e ndjekësve dhe nga fakti se sa këta aktorë janë komentuar në rrjetet sociale, media etj./tvklan/