Para disa ditësh është shpallur lista e përfundimtare e këngëtarëve që do të konkurrojnë në festivalin e fundvitit, i cili do të mbahet në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor. Veç emrave të njohur, besnikë të këtij kompeticioni si Kozma Dushi, Voltan Prodani, Klajdi Musabelliu e shumë të tjerë, këtë vit është rikthyer në këtë garë muzikore edhe këngëtarja Eneda Tarifa, e cila prej disa vitesh kishte munguar në garat muzikore. Tarifa do të këndojë në natën e dytë, me këngën “Përrallë”. Mendohet se ftesa për të qenë pjesë e Fest 54, këngëtares i është bërë nga drejtori i ri artistik, Elton Deda, me të cilin prezantuesja e “Portokallisë” bashkëpunon prej vitesh. Ndonëse ka ende edhe dy muaj kohë nga Festivali i Këngës, emrat e fituesve kanë filluar të lakohen, madje Eneda është përfolur në media (Panorama) edhe si pretendetja kryesore për ta fituar çmimin, për të shkuar më tej në Festivalin Europian që do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Suedi.