Gjithkush që ka një ide në kokë për hapjen e një biznesi të ri, veçmas konceptit dhe profilit, ka një tjetër anë të medaljes që duhet ta strukturojë mirë: imazhin! Atë me të cilin do të përfaqësohet si brand në sy të klientëve dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm. E për të realizuar gjithë këtë ju duhen profesionistë të vërtetë, ata që do të merren që prej fillimit me ju! Nga ideja në letër, tek realizimi e deri tek mbrojtja ligjore e imazhit të biznesit tuaj. Quhet Urbanus Branding Agency dhe praktikisht është agjencia e parë shqiptare që merret me imazhin e biznesit tuaj.

Vendi ynë është përballur vitet e fundit me ndryshime drastike që rrjedhimisht kanë ndikuar dhe në bizneset shqiptare. Procesi i përfshirë në krijimin e një emri dhe imazhi të veçantë,ideimi, konceptimi, logo apo mbrojtja e tyre nga ana ligjore, kanë qenë të panjohura deri më parë nga ana e konsumatorit. Strategjia juaj e brandimit tregon se si, çfarë, ku dhe kur do të planikoni të komunikoni dhe shpërndani idetë tuaja të biznesit. Rëndësinë e procesit të dizenjimit të logos, duhet ta konsideroni armën më të fuqishme të një biznesi. Ana estetike dhe kuptimi i saj konceptual, përbëjnë A-në e biznesit tuaj.

Është koha që ideimin dhe krijimin e identitetit vizual të biznesit tuaj, t’ja lini në dorë profesionistëve. Dikush ofron logon, krijimin dhe dizenjimin e saj, reklamat etj, dhe tani ka ardhur momenti që e gjithë kjo të kalojë në një fazë tjetër më të sofistikuar, ku një biznes të mundet të gjejë të gjitha shërbimet që i duhen për të formuar brandin e tij, në një paketë unike, e cila të përfshijë të gjithë elementet themelore.

Kështu, duke parë këtë nevojë të tregut në Shqipëri, për herë të parë një agjenci si Urbanus Branding Agency, ofron të gjithë gamën e këtyre shërbimeve të nevojshme për të ndërtuar në detaje një brand me identitet autentik dhe duke e mbrojtur atë nga ana ligjore. Një “ONE STOP SHOP” ku mund të dizenjoni logon e biznesit tuaj, ta mbroni atë, të shtoni element përfaqësues si baner, citylight, katalog, portofolio, paketime, broshura informuese, mock-up të plotë dhe spote promocionale duke i dhënë kuptim, jetë dhe një imazh perfekt biznesit tuaj.

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj, prandaj edhe ne duhet të ndjekim trendet dhe të adaptohemi me nevojat e tregut. Nëpërmjet rrjeteve sociale ju ofrohet mundësia të bëni diferencën sidomos në rastet kur imazhi i profileve tuaja është i kuruar në detaje.

Emri i kompanisë është një nga asetet më të vlefshme dhe sipërmarrësi mund të përfitojë nga të drejtat që rrjedhin prej saj, në rast se aplikon për regjistrim të markës.

Me anë të mbrojtjes ligjore ju mbroni emrin/imazhin e kompanisë dhe në rast imitimi i jep të drejtat e plota markës/patentës suaj. Paketat e mbrojtjes ligjore që Urbanus ofron përfshijnë: përgatitjen e dokumentave ligjore, ndjekjen e procedurave deri në zotërimin e certifikatës për regjistrimin e markës/pantentës kombëtare ose/dhe ndërkombëtare.

Spoti publicitar është shërbimi më i ri që i shtohet Urbanus Brand Agency. Për të krijuar një imazh unik Urbanus sjell teknologjinë më të fundit të videove promocionale. E gjitha kjo duke ndërthurur strategji, skenar, ide kreative dhe koncepte marketingu. Gjithashtu pa anashkaluar edhe elementet e produksionit si videograf,montazh,efekte grafike dhe efekte audio.

Pra, tashmë ju nuk keni pse shpenzoni kohë duke ideuar dhe krijuar biznesin tuaj në shumë vende, pasi mjafton vetëm një, për t’ju realizuar të gjitha qëllimet! Qëllimi primar i Urbanus është që t’ju krijojë një identitet unik dhe lehtësisht të identifikueshëm nga konsumatori dhe klienti juaj. Në mënyrë që biznesi juaj të marrë vlerën e duhur dhe që askush të mund të abuzoj mbi të, ju mbetet vetëm të besoni tek Urbanus. Për më shumë informacion, Urbanus Branding Agency mund ta kontaktoni përmes: e-mail: [email protected] website: www.urbanus.al; Instagram urbanus.brand  cel: 069 20 20 530.