Shoqata Europiane e Operatorëve të Rrjetit të Telekomit (ETNO) ka lëshuar një deklaratë të nënshkruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të anëtarëve të saj për të theksuar se përdorimi i gjerë i infrastrukturës digjitale të gjeneratës tjetër, si dhe zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale do të jenë thelbësore nëse Europa do të arrijë qëllimet e saj ambicioze socialo-ekonomike.

ETNO skicoi një sërë fushash ku duhet të përqendrohej për të arritur pozicionin e liderit digjital, përfshirë një politikë industriale në mbarë BE-në, e cila mundëson që bizneset europiane të bashkëpunojnë dhe konkurrojnë në zinxhirin global të vlerave digjitale, me anë të "një ambienti rregullator të qëndrueshëm mes tyre, por edhe përmes rregullave të drejat e të balancuara për konkurrencën me lojtarët globalë”.  Kompanive që operojnë në vendet e BE-së t’u krijohen hapësira që të inovojnë më tej, veçanërisht në të dhëna, IoT (internet i gjërave) dhe AI (inteligjencë artificiale), tha ETNO. "Europa duhet të veprojë me frymën e partneritetit midis të gjithë aktorëve publikë dhe privatë", u theksua në deklaratë.

Objektivat e tjerë kryesorë përfshijnë uljen e barrierave për përhapjen e infrastrukturave gigabit dhe nxitje të fuqishme të investimeve, si dhe nevojën për të adresuar në mënyrë aktive tregun e copëzuar europian të telekomit, duke inkurajuar investitorët të ndërtojnë më shumë në nivel kombëtar dhe ndërkufitar në infrastrukturë, shtoi shoqata.

Kjo deklaratë u nënshkrua gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Tahsin Yılmaz, ndër Drejtorët e tjerë të Përgjithshëm të kompanive udhëheqësenë Europë si: Deutsche Telecom, Swisscom, Telenor, TIM, Telefonica dhe kompani të tjera telekomunikacioni në Europë.