Në një takim me studentët në Qytetin e Studentit, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se karta e studentit do të jetë gati më shpejt nga sa e kishim menduar. Ai u shpreh se studentët e parë që do të aplikojnë, do të mund ta marrin kartën brenda muajit maj. Kryebashkiaku shtoi se ajo do të përfshijë jo vetëm shërbimet publike, por edhe ato private.

Tashmë këshilli bashkiak ka aprovuar 40 shërbime; disa janë kinema, teatër, aboneja e studentit. Të 40 shërbimet janë publike. Ndërkohë që kemi filluar të flasim për kartën na janë ofruar dhe kompani private, librari, dyqane për të blerë rroba, që prapë mund të kursehet. Do fusim shërbime private. Brenda muajit që vjen kryeministri do ketë kënaqësinë t’u japë kartën e studentit të parëve që aplikojnë. Do mundohemi ti shpërndajmë deri më 21 korrik. Kush nuk është në Tiranë do ta marrë në tetor,” -u shpreh Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, për pajisjen e studentëve me karta do të ketë një zyrë në Qytet Studenti, por edhe në çdo fakultet. Do merret vetëm fotografia dhe do printohet menjëherë karta për përdorim.

Brumi: Top Channel