Fashion Group Albania, përfaqësuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së "Përgjegjshmërisë" që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ariodhe Ornela, kanë nisur punëpranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri.Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë.Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. T'i pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. T'i dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. T'i mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër.Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për t'i angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njësoj", u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.