Aktorja e njohur shqiptare, Zhaklina Dhimojani Blättler, që të gjithë e njohim si nga roli i saj i famshëm në filmin “Mimoza Llastica”, është bërë pjesë e një gjesti human duke dhuruar disa respiratorë për spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, në ndihmë të të prekurve me koronavirus.

Dhimojani ka shkuar pranë Ambasadës shqiptare në Bern me disa respiratorë, të cilët i ka dhuruar për Shqipërinë, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve me Covid-19.

Ambasada e Shqipërisë në Bern i ka shprehur mirënjohjen aktores për gjestin e saj human, e cila, edhe pse u largua nga Shqipëria për të jetuar në Zvicër në vitet ‘90, ende vijon të kontribuojë për vendin e saj.

"E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”-, thuhet në mesazhin e ambasadës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zhaklina Dhimojani Blättler (@zhaklinadhimojani) on