Në kuadër të realizimit të fushatës të financuar nga BE-ja, "Peach Flavors WB", u organizuan aktivitete në Tiranë, Shqipëri, më 5 dhe 6 tetor, nga ora 12:00 deri në 18:00.
Gjatë këtyre aktiviteteve, konsumatorët patën mundësinë të merrnin materiale informacioni si broshura dhe mostra mbi fushatën e financuar nga BE-ja "Peach Flavors WB", të mësonin më shumë mbi vlerën ushqyese të pjeshkave të konservuara evropiane, cilësinë e tyre të lartë, sigurinë ushqimore evropiane, standardet e prodhimit me cilësi të lartë dhe të merrnin mostra falas për të shijuar produktet evropiane nga Rrjeti i Industrisë së Frutave të Konservuara të Greqisë (DELKOF SA).
Fushata e financuar nga BE-ja “Peach Flavors WB” ka si qëllim promovimin e pjeshkave të konservuara evropiane me cilësi të lartë, të prodhuara me standardet më të mira të sigurisë ushqimore, dhe arritjen e një numri sa më të madh konsumatorësh, për të rritur njohuritë mbi produktin në vendet e Ballkanit si Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Fushata “Peach Flavors WB” është një iniciativë e Rrjetit të Industrisë së Frutave të Konservuara të Greqisë (DELKOF SA), e financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim promovimin e konsumit të pjeshkave të konservuara në vendet e Ballkanit.
Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit:
na gjeni në Facebook: https://www.facebook.com/peachflavors
dhe në Instagram: https://www.instagram.com/peachflavors