Nora Istrefi dhe Robert Berisha e pagëzuan fëmijën e tyre të parë, që është vajzë me emrin Rene. Një emër i rrallë  dhe i veçantë, i cili me sa duket ka qenë i përzgjedhuri i çiftit. Por çfarë kuptimi ka ky emër?

Renée (zakonisht shkruhet pa theks në vendet jo frengjishtfolëse) është versioni femëror i emrit René (dallimi i gjinisë bëhet në të shkruar, René për meshkuj dhe Renée për femra), i cili e ka origjinën kryesisht nga vendet frengjisht dhe spanjishtfolëse. Emri Renée është një emër femëror francez, sipas gramatikës franceze. Renée është forma franceze nga emri romak Renatus, që ka kuptimim rilindje ose i lindur sërish. Në Mesjetë, kuptimi i këtij emri ishte i lidhur me Krishtërimin, që nënkuptonte një rilindje nëpërmjet pagëzimit.

Renée  ishte i renditur në top 100 emrat e vajzave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të viteve 1950, 1960, 1970 deri në fillim të 1980-ës. Po ashtu, emri Renée është renditur në 734 emrat më popullorë të vajzave amerikane në vitin 2008, por tani popullariteti vijon të bjerë.

Renée ëshë fëmija i parë për Nora Istrefin dhe Robert Berishën, të cilët u martuan vitin e kaluar. Nora zgjodhi ta sillte në jetë vajzën në qytetin e Shkupit, përmes një ndërhyrjeje cezariane. Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja kosovare ka publikuar në Instagram foton me vajzën e porsalindur: "Njihuni me princeshën time, Renée", - ka shkruar Nora në profilin e saj. Burime pranë këngëtares thanë se ajo dhe bashkëshorti i saj Roberti janë shumë të lumtur e se vajza ka sytë e së ëmës.