Ëndrra për të qenë pjesë e ekranit, për Luana Vjollcën ka nisur shumë herët. Në vitet e para të adoleshencës, biondia e bukur e televizionit është bërë shpeshherë pjesë e aktiviteteve artistike që organizonte shkolla e saj. Në këtë foto është pikërisht në njërin prej tyre dhe kuptohet qartë që është në rolin e prezantueses me skenar në dorë. Siç ka thënë edhe ajo vetë në media, dëshira për të qenë protagoniste ka qenë e dukshme që në shkollë të mesme, derisa sot është një ndër personazhet më të dashur të ekranit.

 

Sa për ndryshimet, edhe ato janë të dukshme. Pavarësisht se prej kohësh Luana e ka gjetur veten te biondia, të gjithë e mbajnë mend ëmbëlsinë natyrale të Luanës brune. Me gjithë aludimet e herëpashershme të mediave, ndryshimet e pamjes së saj 24-vjeçarja i ka komentuar thjesht si efekt i moshës.